Kuvendi voton raportin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve
11 shkurt 2022
| 12:17
Kuvendi i Kosovës ka votuar me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se pajtohen plotësisht me të gjeturat e në raportin e mbikëqyrjes nga komisioni parlamentar.
“Janë dy nga ligjet që ndonëse janë votuar në Kuvend, s’kanë hasur zbatim. Përmes mbikëqyrjes që bëjnë komisionet lehtësohet edhe puna jonë, sepse përmes raporteve që i voton ky Kuvend e kuptojmë se cilat janë problemet që duhet adresuar. Kemi trajtuar raportin e mbikëqyrjes së këtij ligji dhe pajtohemi plotësisht me të gjeturat”, ka theksuar ajo.