Kuvendi Zgjedhor, OVL e UÇK-së fton si mysafirë Lushtakun, Limajn, Haradinajn, Molliqajn, Ibishin dhe Shqipe Selimin
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajë Kuvendit e V-të zgjedhor, ditën e shtunë (sot) me fillim në ora 10:00, në Restaurant “Villa Natyra” Prugofc, kilometri i 10-të i Magjistrales Prishtinë-Podujevë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot, do të zgjedhë kryetarin e saj. Në garë për të drejtuar organizatën janë Kapllan Parduzi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Kështu ishte vendosur në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës, e të mbajtur më 12 mars 2024.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 12 mars 2024, u miratua rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Organizatës. Në këtë mbledhje, u shpallën edhe tri kandidatura për kryetar të Organizatës: 1. Kapllan Parduzi (Korabi) 2. Nasim Haradinaj 3. Hysni Gucati”, është thënë në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Në këtë Kuvend Zgjedhor i cila fillon në ora 10:00, të ftuar janë edhe nga një përfaqësues politik i cili njëkohësisht është edhe veteran i UÇK-së.
Nga Vetëvendosje e ftuar është veteranja Shqipe Selimi, nga PDK veterani Sami Lushtaku, nga LDK Nuredin Ibishi, nga AAK Daut Haradinaj dhe nga PSD-ja Dardan Molliqaj.
Njoftimi i plotë i OVL-UÇK-së:
Ftesë për Kuvendin e V-të zgjedhor të OVL-UÇK-së
Të nderuara medie!
Ftoheni të merrni pjesë për të përcjellur punimet e Kuvendit të V-të zgjedhor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kuvendi mbahet më 18 janar 2025 në Restaurant “Villa Natyra” Prugofc, kilometri i 10-të i Magjistrales Prishtinë-Podujevë, prej orës 10:00.