Kuvendit i duhen deputetë me përvojë shumëvjeçare
Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, Kaqusha Jashari, ka shprehur optimizëm se do ta marrë besimin e qytetarëve për t’u zgjedhur deputete.
Ajo ka thënë se do të ishte në të mirë të Kuvendit që ta ketë një deputete me përvojë shumëvjeçare.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Jashari ka thënë se PSD-ja e ka prioritet mirëqenien e qytetarëve.
Sipas saj, koalicioni AAK-PSD e ka programin më të mirë për shtetin dhe qytetarët.
Ajo ka premtuar se nëse bëhet deputete do të jetë besnike e realizimit të këtij programi.
Jashari ka folur edhe për dialogun, me ç’rast ka thënë se përfundimi i këtij procesi nuk do të jetë i lehtë.
Sipas saj, taksa duhet të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)