Kuvendit i shtohen tre deputetë nga listat e LSI-së
20 mars 2019
| 17:14
Ralf Gjoni, Enada Kociraj dhe Nimet Musaj janë tre deputetët e radhës nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) të cilëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka dhënë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Tre deputetët e rinj pritet të betohen të enjten në Kuvend për t’u ulur krah kolegeve opozitarë duke e çuar në 17 numrin e deputetëve të cilët nuk iu kanë bindur urdhrit të partisë për të djegur mandatin. Me betimet e reja Kuvendi merr një konfigurim të ri pasi ky institucion shkon në kuotën e 96 deputetëve.
Kur deputetët e rinjtë do të betohen në Kuvend jashtë sallës së këtij institucioni opozitarët të cilët lanë mandatin do jenë duke protestuar.