Kuzhina italiane kandidate për t’u bërë pasuri e UNESCO-s
26 mars 2023
| 15:35
Kuzhina italiane është kandidati zyrtar i qeverisë italiane për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s për vitin 2023.
Propozimi vjen nga Ministrat e Bujqësisë dhe Sovranitetit të Ushqimit Francesco Lollobrigida dhe Kulturës Gennaro Sangiuliano.
Sipas Lollobrigida, është për t’u habitur që kjo ka ndodhur vetëm në vitin 2023, duke pasur parasysh pasurinë kuzhinës italiane.
Dosja do të dërgohet nga Ministria e Punëve të Jashtme në UNESCO dhe do të nisë procesi i vlerësimit, i cili duhet të përfundojë maksimumi në dhjetor 2025.