KV Luboteni sonte përballet me Maccabi Yeadim

11 tetor 2022 | 11:23

Ekipi i Superligës A të volejbollit në konkurrencën e meshkujve, Luboteni, ka udhëtuar drejt Izraelit, ku do të garojë në kompeticionin prestigjioz të CEV, “Challenge Cup”.

Ekipi ka zbarkuar në Tel Aviv, ndërsa e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë. Takimin e parë në rrethin kualifikues Luboteni e zhvillon të martën, më 11 tetor, me fillim nga ora 19:00, sipas kohës sonë lokale, kundër ekipit izraelit Maccabi Yeadim.

Ndaj të njëjtit kundërshtar e luan edhe ndeshjen e dytë të enjten, më 12 dhjetor, po ashtu me fillim nga ora 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase kanë rrëzuar katër raketa ruse mëngjesin e sotëm,…