KV Peja mëson rivalët në Kupën Ballkanike
03 tetor 2023
| 15:12
Kampioni i Kosovës në volejboll, KV Peja është nisur në drejtim të Bursas, ku do të jetë pjesë e BVA Kupës Ballkanike në volejboll për meshkuj.
Sipas shortit, KV Peja do të garojë në grupin B, së bashku me Bursa Buyuksehir dhe OK Universiteti Tetovë. Në grupin A, garojnë OK Bosna nga BeH, Pigassos Polichnis nga Greqia dhe Spartak nga Serbia.
Ndeshjet e BVA Kupës Ballkanike do të zhvillohen në palestrën Cengiz Gollu në Bursa të Turqisë. Kjo garë zhvillohet nga 4 deri më 7 tetor 2023.