KV Peja mposhtet në finalen e Kupës Ballkanike
21 shtator 2022
| 16:54
Ekipi i Kosovës në volejboll, KV Peja ka zënë vendin e dytë në Kupën Ballkanike, të mërkurën pasdite, pasi u mposht në finalen e kompeticionit nga ekipi turk, Cizre Belediye Sports Club.
Ekipi verdhezi u mposht me rezultat 3-0 (25:14, 25:10, 25:9) nga skuadra nikoqire.
Pas ndeshjes, Peja u dekorua me medaljet e vendit të dytë, derisa në vendin e tretë mbeti Dor Chisina nga Moldavia.