
Kvaratskhelia: Japim gjithçka për fitore
11 mars 2025
| 13:19
PSG-ja pësoi disfatë 1-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales . Sulmuesi i parisienëve, Khvicha Kvaratskhelia u shpreh optimist, për një përmbysje të mundshme.
“Kur luani në ‘Anfield’ kundër Liverpoolit, nuk keni nevojë të motivoni veten aq shumë. E keni tashmë brenda”, ka thënë Khvicha Kvaratskhelia.
“Nuk ka rëndësi nëse luajmë në ‘Anfield’ apo në Paris. Qëllimi ynë është të fitojmë. Ne do të japim gjithçka për këtë”, ka shtuar Kvaratskhelia.