
Kvaratskhelia: Jemi gati për Arsenalin, duam fitoren
28 prill 2025
| 17:00
PSG-ja po përgatitet për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Duke folur për kanalet zyrtare të klubit, sulmuesi i parisienëve Khvicha Kvaratskhelia analizoi: “Nga njëra anë, është fantastike të luash sërish kundër një ekipi anglez, por nga ana tjetër, dihet që ata i kanë studiuar lojërat tona, edhe pse e kundërta është gjithashtu e vërtetë”.
“Ne i ndjekim ndeshjet e tyre, mendoj se e gjithë kjo do të ketë një ndikim pozitiv dhe do të na ndihmojë kundër Arsenalit”, ka deklaruar Kvaratskhelia.