Kvaratskhelia: Mund të përballemi më të gjithë
27 qershor 2024
| 11:09
Ylli i madh i Gjeorgjisë, Kvicha Kvaratskhelia ka folur pas fitores 2-0 ndaj Portugalisë në Gelsenkirchen që e dërgoi Gjeorgjinë në mënyrë sensacionale në 16-tën e fundit të “Euro 2024” kundër Spanjës.
“Jam shumë i lumtur sot sepse ia dolëm. Portugalia është një ekip i madh, por ne fituam. Unë u thashë shokëve të mi se jemi një ekip shumë i mirë dhe mund të luftojmë me të gjithë”, ka thënë Kvaratskhelia. Ndeshjet e para të 1/16 të finales fillojnë të shtunën me takimin mes Zvicrës dhe Italisë.