
Kvitova triumfon në Madrid
13 maj 2018
| 12:55
Tenistja çeke Petra Kvitova fitoi turneun Masters të Madridit, duke mundur 2-1 në finale holandezen Kiki Bertens (7-6, 4-6, 6-3), një ndeshje që zgjati gati 3 orë.
Dy teniste që dhanë maksimumin e tyre në fushë, por në fund triumfoi përvoja e Kvitovës, nga e hëna do të jetë numri 8 në botë për femra, që konfirmoi momentin e mirë që po kalon. Për çeken ky është trofeu i 4-t sezonal, pas atyre që ka fituar në Doha, Shën Petërburg dhe Praga duke qenë gati për grand slemin e Roland Garros që nis pas 10 ditësh.