Ky analist krahason pamjet e Qendrës së Vaksinimit me ato të trenave të Bllacës

14 maj 2021 | 11:39

Analisti politik, Fitim Salihu ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për skenat e tmerrshme të sotme tek qendra e vaksinimit në sallën “1 Tetori”.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se është pikërisht kjo arsyeja pse kryeministri Kurti po i do melodramat politike.

“Mungesen e aftesise me menaxhu e me qeveris, ai e kompenson me dramatizime, me teori konspirative e me kriza. “Komploti i Grenellit”, “sabotazhat e Agim Veliut”, “thikat mbi harta”, “dikush po na then bravat e dyrve” ose “Stanishiqi na e ndau partine” kane qene alibi per me e shmang qeverisjen, menaxhimin, punen”, ka thënë ai.

Madje ka thënë se skenat e sotme të të moshuarve në qendrën e vaksinimit të kujtojnë trenat e Bllacës, që me refugjatë lufte niseshin për jashtë Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Qe pse Albin Kurti i don melodramat politike. Mungesen e aftesise me menaxhu e me qeveris, ai e kompenson me dramatizime, me teori konspirative e me kriza. “Komploti i Grenellit”, “sabotazhat e Agim Veliut”, “thikat mbi harta”, “dikush po na then bravat e dyrve” ose “Stanishiqi na e ndau partine” kane qene alibi per me e shmang qeverisjen, menaxhimin, punen.
Sepse, qe, Albin Kurti, bashke me Arben Vitine e partine e tyne, as edhe nji radhe per vaksinim nuk dine me menaxhu. Ata dine vec me dal ne opozite, me shpall tradhtare gjithandej, me kriju panik se po ndahet Kosova, me fol zi e terr per kete shtet, me gju me gure majtas e djathtas. Po ia la shtetin ne dore, qe ku perfundon…
Keto pamje qe t’i kujtojne trenat e Bllaces nuk mundesh me i justifiku as me qeverisjen 20 vjeçare te te tjereve e as me kulturen e pleqve. Asnjera prej tyre nuk te pengon me kriju nji sistem efikas te radheve per vaksina. S’po lypim prej juve me menaxhu vaksinimin si Gjermania. S’paku menaxhone si Shqiperia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë brenda ditësh do të nënshkruajë kontratat individuale…