Ky analist thotë se koalicioni AAK-Nisma do t’i fitojë 100 mijë vota

21 janar 2025 | 19:03

Njohësi i proceseve zgjedhore në Evropë dhe Ballkan, gazetari dhe analisti Astrit Gashi, i cili për shumë vite ka jetuar në Suedi, ka parashikuar një rritje të konsiderueshme për koalicionin AAK – Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet parlamanetare të 9 shkurtit, duke e vlerësuar se mund të arrijë deri në 100 mijë vota.

“Pjesëmarrja më 9 shkurt pritet të jetë më e ulëta historikisht, me më pak se 750 mijë votues, një tregues i qartë i apatisë dhe zhgënjimit të qytetarëve ndaj politikës, si dhe migrimit masiv që ndodhi gjatë dekadës së fundit. Bazuar në këtë dhe në analizën e fushatës në këtë fazë, pritet që Lëvizja Vetëvendosje të humbasë shumicën, me një rezultat të parashikuar prej 270-300 mijë votash maksimale. Pavarësisht mbështetjes dhe performancës më të mirë nga rinia në qytetet kryesore, ky rezultat nuk mjafton për të formuar qeveri pa koalicione. Ky fakt po e shqetëson Albin Kurtin, i cili në paraqitjet e tij po zhgënjen elektoratin. Partia Demokratike e Kosovës, e fokusuar kryesisht në bastionet e saj tradicionale, përballet me dobësi organizative në qytetet e mëdha, si Mitrovica, e cila pritet të jetë përcaktuese. Rezultati i saj parashikohet mes 170-200 mijë votash, gati njëlloj si Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila duket se po rikuperohet nga humbjet e mëparshme dhe do të arrijë 170- 190 mijë vota. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate mund të shënojnë një befasi, me një rezultat të pritshëm afër 100 mijë votave”, ka thënë Astrit Gashi në një opinion të publikuar në “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete, Vesa…