Ky bashkatdhetar shpreh gatishmërinë t’i bartë falas trupat e pajetë të aksidentit në Kroaci
Bashkatdhetari Fatmir Elezi, i cili është pronar i një kompaninë për bartjen e kufomave, ka shprehur gatishmërinë e tij që të dhjetë trupat e pajetët të bashkatdhetarët që humbën jetën sot në aksidentin tragjik në Kroaci, t’i bartë për në Kosovë me shpenzimet e tij.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, vet Elezi.
Ai ka thënë se për këtë çështje i është drejtuar Ambasadës së Kosovës në Zagreb dhe se është duke e pritur konfirmimin e tyre.
“Sot, jemi tronditur me lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci. Ne si kompani shprehim gatishmërinë tonë që në mënyre vullnetare ku do marrim përsipër të gjitha shpenzimet e transportit të viktimave për në vendlindje. Për këtë çështje i kam shënuar edhe Ambasadës së Kosovës në Kroaci dhe jam duke e pritur përgjigjën e tyre”, ka thënë Elezi.
(A.M/Epoka e re)