Ky çaji nuk preferohet para gjumit
Një pjesë e mirë e jona nuk janë të kujdesshëm për pijet e darkës, në mënyrë që të bëjnë një natë më të qetë. Shumë lloje çajrash qetësuese rekomandohen nga mjekësia popullore, ashtu si edhe shumë të tjera jo.
Për të pasur një gjumë të qetë gjatë natës, por edhe për ta ndier trupin më të lehtë në mëngjes, duhet bërë kujdes edhe me zgjedhjen e çajit.
Një lloj çaji që nuk këshillohet ta konsumosh para se të flesh është çaji i zi. Edhe pse, krahasuar me kafenë, çaji i zi është një zgjedhje më e mirë, për shkak të sasisë më të ulët të kafeinës.
Në vend të çajit të zi, pi çaj bimor. Çaji i zi, në fakt, përmban ende kafeinë, duke stimuluar në tru pagjumësinë, shkruan noa. Por nëse do të pish çaj kamomili ose mente, ato do të të ndihmojnë për ta ndier veten më të lehtë në shtrat. Dhe, çajin në mbrëmje pije pa sheqer.