Ky deputet thotë se vila e Radoiçiqit buzë liqenit të Ujmanit duhet të përdoret si stacion i Policisë së Kosovës
29 shtator 2023
| 19:52
Policia e Kosovës ka bastisur disa objekte që që janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq, i cili është i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Policia bastisi një shtëpi pranë liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, një banesë dhe restorant në Mitrovicë të Veriut.
Prokuroria tha se ka parashtruar urdhrin ndalues për sekuestrimin e viles buzë liqenit të Ujmanit, një banesë dhe një lokal.
E deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka theksuar se vila e Radoiçiqit buzë liqenit të Ujmanit duhet të përdoret si stacion i Policisë së Kosovës.
“Këto objekte duhet të perdoren si stacion i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.