Ky do të jetë artisti i cili do të përformojë në Ceremonin e hapjes së Kupës së Botës
Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i Kampionatit Botëror ”Katar 2022”, është mësuar se kush do të jetë artisti i cili do të përformojë në Ceremonin hapëse.
Bëhet fjalë për artistin Koreano Jugor, Jung Kook, lajm i cili është prezentuar nga faqja zyrtare e Kupës së Botës
”Shfaqja 30-minutëshe do të jetë plot surpriza, me aktin kryesor duke shfaqur një performancë të Dreamers – një tjetër këngë hit në kolonën zanore zyrtare të Kupës së Botës FIFA – nga ylli i njohur i popit të Koresë së Jugut Jung Kook i BTS dhe këngëtari nga Katari Fahad Al-Kubaisi.
Programi me shtatë akte do të udhëhiqet nga talente të klasit botëror që ndërthurin traditën e Katarit me kulturën mbarëbotërore dhe do të përfshijë homazhe për 32 ekipet konkurruese, mikpritësit e mëparshëm të Kupës së Botës FIFA dhe vullnetarët e ngjarjeve. Së bashku me qindra interpretues, ambasadori i Kupës së Botës FIFA Ghanim Al Muftah dhe këngëtarja nga Katari Dana do të inkurajojnë dialogun mbi përfshirjen dhe diversitetin.
Spektatorët në stadium dhe shikuesit e TV inkurajohen të zënë vendet e tyre në orën 17:30 me orën lokale (15:30 CET), pasi kjo shfaqje e paarritshme do të fillojë në orën 17:40. Në orën 19:00 me orën lokale (17:00 CET), Katari nikoqir do të dalë në fushë kundër Ekuadorit për ndeshjen hapëse të shumëpritur të Kupës së Botës FIFA 2022.”, thuhet në njoftim.