Ky do të jetë gjyqtari i ndeshjes Real – Barça
01 mars 2020
| 13:48
Gjyqtari nga Valencia, Antonio Migel Lahoz, është përzgjedhur nga federata spanjolle për të drejtuar ndeshjen “El Clasico” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00.
Ai do të ketë mbështetjen e Hoze Luis Gonzalezit në dhomën e VAR-it. Kjo do të jetë ndeshja e pestë “klasike” që do të arbitrojë Mateu Lahoz, ndërsa bilanci është pozitiv për madrilenët në 4 ndeshjet e mëparshme.
Reali ka fituar 2 ndeshje, njëra e vlefshme për Superkupën e Spanjës dhe tjetra për Kupën e Mbretit. Një sfidë në kampionatin spanjoll është fituar nga Barcelona, ndërsa një gjysmëfinale e Kupës së Mbretit ka përfunduar në barazim 1-1.