Ky do të jetë lojtari tjetër që largohet nga Bayerni
19 dhjetor 2018
| 16:00
Arjen Robben dhe Franck Ribery nuk janë lojtarët e vetëm që do të largohen nga Bayern Munchen në fund të kampionatit, pasi një gjë të tillë do ta bëjë edhe braziliani Rafinha.
33-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk bënë pjesë në planet e skuadrës gjermane, prandaj e ardhmja e tij do të jetë Kina.
Rafinha ka luajtur edhe për Coritiban, Genoan dhe Schalke 04. Për Bayernin ka regjistruar 171 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.
/Epoka e re/