Ky do të jetë ministër i Kulturës në qeverinë Kurti 2
Lëvizja Vetëvendosje bashkë me listën “Guxo” të Vjosa Osmanit tashmë kane vendosur për emrat e disa ministrave që pritet të jenë në Qeverinë “Kurti 2”.
meKryeministrin.info ka mësuar nga burimet e saj se Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta drejtojë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Harjullah Çeku, i cili vie nga qyteti i Prizrenit.
Hajrullah Ceku më parë ishte zëvendësministër në Qeverinë e Edi Ramës, në Shqipëri. Ai për një kohë drejtoi dikasterin e Turizmit.
Hajrulla Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Universitetin e Trentos, Itali dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani.
Për 15 vjet ka qenë pjesë e shoqërisë civile i angazhuar në çështje të trashëgimisë kulturore, turizmit, plnaifikimit urban dhe mjedisit.
Çeku ka qenë i përfshirë në shumë nisma qytetare për mbrojtjen e strukturës urbane të qyteteve të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Vushtrri dhe të tjera.
Qasja komunitare dhe fuqizimi i grupeve të pambrojtura dhe pa zë kanë qenë shtylla të veprimtarisë së tij.