Ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj
25 maj 2020
| 18:04
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar lehtësimin e mëtejmë të masave.
Gjatë një konference për media, ai ka thënë se prej 28 majit do të largohen fashat për kufizim të lëvizjes dhe se lëvizja do të jetë e lirë prej 5:00 deri në orën 21:00.
“Nder masat lehtësuese, janë ato për fillimin e hapjes se objekteve fetare të cilat hapen nga e enjtja, pra me datën 28 maj. Nga 28 maji po ashtu do të ndryshojë orari i lëvizjes, pra do të jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 21:00 ku qytetarët do të lëvizin pa kufizime”, ka thënë Vitia.
(A. M / Epoka e re)