Ky do të jetë trajneri i ri i Dortmundit

16 dhjetor 2020 | 11:00

Për momentin Borussia Dortmund po drejtohet nga trajneri i skuadrës së të rinjëve Edin Terzic i cili nisi me një fitore ndaj Ëerder Bremen aventurën si trajner i skuadrës së parë.

Gjithsesi Terzic është vetëm një trajner i përkohshëm për Dortmundin që është në kërkim të një emri me peshë për të zëvendësuar Lucien Favre. I përzgjedhuri i drejtuesve verdhezinj është Marco Rose, trajneri aktual i Borussia Moenchengladbach që ka bërë një punë të shkëlqyer te ekipi nga Borussia Park në këtë një vit e gjysmë, duke kaluar edhe fazën e grupeve në Champions League edhe pse u nis nga vazo e 4-t.

Gjithsesi gjasat janë që Rose ta marrë në qershor drejtimin e Dortmundit edhe pse akordi është arritur, pasi do të jetë e vështirë që ai të shkëputet nga Gladbach në mes të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i fortë vjen nga SHBA, Madeleine Albright, sekretarja…