Ky dyshohet të jetë kosovari që vrau pronarin e një lokali në Gjermani
Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf.
Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia.
I vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, i nacionalitetit serb, i njohur për arte marciale.
Sipas medieve vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Pak më vonë, policia e ka arrestuar pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit.