Ky është shqiptari që më 1990 me kamionetë u fut në oborrin e ambasadës gjermane

05 korrik 2021 | 19:45

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf korrikun e 31 viteve më parë kur shqiptarët nisën arratisjen e ka kujtuar me dy personazhe të veçantë, shoferin e kamionit që rrëzoi murin e selisë diplomatike dhe djalin e tij, që atëherë ishte vetëm 3 muaj dhe ishte brenda në makinë.

“Më 2 korrik, me rastin e 31-vjetorit të fillimit të arratisjes së mijëra shqiptarëve/eve në ambasadën gjermane dhe ambasadat e tjera më 2 korrik 1990, Ambasadori Peter Zingraf ishte i ftuar në ceremoninë e dekorimit të z. Ylli Bodinaku nga Presidenti Ilir Meta.

Ylli Bodinaku rrëzoi murin e ambasadës më 2 korrik 1990 me një kamion dhe 40 refugjatë mbi të, përfshirë djalin e tij 3 muajsh. Presidenti Meta e vlerësoi atë për guximin dhe vullnetin e tij të fortë për liri.

Ambasadori Zingraf kujtoi ngjarjet dramatike të korrikut 1990 dhe vlerësoi më shumë se 3.000 refugjatët, të cilët më pas mundën të udhëtonin për në Gjermani, si një urë e rëndësishme midis dy vendeve tona” shkruan ambasada gjermane./ db/Abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nisur në vitin 2014, Procesit të Berlinit pas shtatë…