Ky ekip i njohur vendos ta ndryshojë emrin

29 dhjetor 2021 | 10:35

Klubi Onix nuk do të mbajë më këtë emër, pasi ata  do të quhen FC Phoenix nga viti i ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i skuadrës, Ado Ferati për Radio WEST gjatë një interviste dhënë për këtë medium.

Onix renditet në pozitën e tretë në grupin A të Ligës së Parë. Skuadra nga Dukagjini bën pjesë edhe në Kupën e Kosovës ku do të përballet me KEK-un.

Phoenix ka synime të qarta për futjen në Superligë.

Kapiteni i skuadrës, Enis Miranaj ka konfirmuar në të njëjtin emision se skuadra do të udhëtoj në janar për përgatitje në Shqipëri dhe presin formë të lartë në pranverë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari shquar dhe zyrtari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj,…