Ky është 29 vjeçari nga Istogu që vdiq në vetaksident
09 shkurt 2023
| 22:40
Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Lubozhdë të Istogut ka humbur jeten një person.
Lajmin për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se bëhet fjalë për vetaksident.
“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lubozhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Insajderi mëson se i aksidentuari është Elvis Zogaj nga fshati Kaliqan i komunës së Istogut.