Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra në Prizren
03 janar 2023
| 11:44
Ky është 31 vjeçari, Visart Cengu nga Kukësi që u vra me armë zjarri jashtë lokalit në Prizren, kishte ardhur nga Franca për të festuar Vitin e Ri.
Vrasja në lokalin në dalje të Prizrenit “Kobra City”, që ndodhi mëngjesin e sotëm ka aktivizuar Policinë Rajonale në Prizren, duke shoqëruar për në stacion një numër të madh të personave, të cilët po intervistohen për momentin. Në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”.
Mediat në Shqipëri kanë publikuar imazhin e Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren.
Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar Vitin e Ri.