Ky është 41-vjeçari që u arrestua në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

29 mars 2025 | 23:29

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhër-arreste.

Kështu ka ndodhur sot në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku është arrestuar një person i kërkuar me urdhër-arrest.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që u arrestua është 41-vjeçari, Bardhec Leku.

I dyshuari u arrestua me udhër-arrest të lëshuar nga Gjykata për veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Pas arrestimit, me urdhër të gjyqtares kompetente, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin prej 25 ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë…