Ky është 52-vjeçari që dyshohet se u vra nga dhëndri i tij në Prishtinë
29 nëntor 2023
| 23:30
Pak më parë raportua për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vitia’ në Prishtinë, ku një person është therur me thikë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Ali Kosova, 52-vjeçar.
Kosova u dërgua në gjendje te rëndë në QKUK, ku nga plagët e mëdha ka humbur jetën.
Të njëjtat burime njoftuan se i dyshuar është dhëndri i viktimës.