Ky është 68-vjeçari që u gjet pa shenja jete në veturën e tij në Gjakovë

10 prill 2023 | 17:55

Sot është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se viktima është Dyldyl Thaçi, 68 vjeçar.

Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën i moshuari.

Vdekjen e 67-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale e ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë kanë intervenuar edhe njësitet policore që kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë shumë shpejt pritet të tërhiqet për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt e cila u vra…