Ky është afati për dorëzimin e kandidaturës për kryetar të PDK-së

30 qershor 2021 | 12:57

Anëtarët që duan të kandidojnë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kohë që deri të enjten në orën 17:00 të paraqesin kandidaturat e tyre.

Kjo është bërë me dije nga deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.

Musliu përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se sot grupi punues për organizimin e Konventës ka mbajtur takimin e rregullt.

“Grupi punues për organizimin e Konventës së jashtëzakonshme të PDK-së mbajti takimin e rregullt. Deri nesër në orën 17:00 presim kandidaturat për kryetar të PDK-se”, thuhet në njoftim.

Më 3 korrik PDK-ja zgjedh liderin e ri të partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas eliminimit të Gjermanisë e Francës, Italia dhe Spanja bëhen…