Ky është aktgjykimi i plotë i Gjykatës Speciale për Gucatin dhe Haradinajt
18 maj 2022
| 11:24
Zyra për media e Gjykatës Speciale përmes një komunikate për media ka publikuar aktgjykimin e plotë dënues për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.
Drejtuesit e OVLUÇK-së janë dënuar të mërkurën me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.
Koha e paraburgimit të tyre do të llogaritet në dënimin e shqiptuar.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.