Ky është ambasadori i parë që i shkon për vizitë Ramës në zyrë
Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në zyrën e tij ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.
Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me ambasadorin Abbott janë dakorduar për bashkëpunim, shkruan Demokracia.com.
“Në fund të takimit falënderova ambasadorin Abbott dhe gjithë Ambasadën e shtetit britanik në Kosovë për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që japin. Nga ana e tij, ambasadori Abbott shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Dje, mirëprita në zyrën time ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, zotin Nicholas Abbott.
Ambasadori Abbott fillimisht më uroi për postin si Kryetar i ri i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të gjithë Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë ta huaj të vendosur në kryeqytet.
Në fund të takimit falënderova ambasadorin Abbott dhe gjithë Ambasadën e shtetit britanik në Kosovë për rolin, kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që japin. Nga ana e tij, ambasadori Abbott shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë mes Ambasadës Britanike dhe Komunës së Prishtinës.