Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni

14 dhjetor 2021 | 11:11

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Kosovës në Lubjanë, Valdet Sadiku.

Presidenti Pahor ka publikuar një fotografi me rastin e prezantimit të ambasadorit Sadiku.

“Ambasadori i ri i emëruar i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku ka prezantuar letrën e kredenciale tek presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, është thënë në mbishkrimin e fotografisë.

Sadiku deri në marrjen e detyrës së ambasadorit të Kosovës në Slloveni ka shërbyer si i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Uashington.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC A&N e ka transferuar mesfushorin Flamur Shala, i cili…