Ky është aplikacioni më i shkarkuar në vitin 2020
“TikTok” është shpallur aplikacioni më i shkarkuar më 2020, sipas të dhënave të kompanisë që merret me analiza digjitale, “App Annie”.
Platforma kineze e shpërndarjes së video-materialeve, është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit “Facebook”, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara.
Edhe në Kinë, kompania pronare e “TikTok”-ut, “ByteDance”, e mban primatin me aplikacionin për gjuhë, Douyin.
Popullariteti i TikTokut është zgjeruar edhe pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump pati tentuar ta ndalonte atë në ShBA.
Aplikacionet nën pronësi të “Facebook”-ut kanë mbajtur pozitat e para prej kur ka nisur të realizohet sondazhi më 2018, dhe ende dominojnë listën.
Kompania gjigante e Mark Zuckerbergut, “Facebook”, është renditur bashkë me platformat tjera, si WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger.
Vitin e kaluar, ish-presidenti Trump pati nënshkruar urdhër ekzkutiv për të ndaluar shkarkimet e reja të TikTokut në SHBA.
Mirëpo presidenti aktual amerikan, Joe Biden, ka pezulluar urdhrin e paraardhësit të tij./rel/