Ky është Aushvici i ri në Ukrainë

06 prill 2022 | 20:15

Rusët vënë në funksion krematoriumet e lëvizshme. Me sa duket, trupat e Putinit kanë ngritur krematoriume të lëvizshme në Mariupol. Rusët duan të parandalojnë që mizoritë e mëtejshme të dalin në dritë pas masakrës së Buçës, njofton Epoka e re.

Rusia thuhet se ka ngritur dhe futur në funksion krematoriume të lëvizshme në qytetin e rrethuar të Mariupolit për të asgjësuar kufomat e ukrainasve të vrarë. “Vrasësit mbulojnë gjurmët e tyre. Krematoritë e lëvizshme ruse kanë nisur punën në Mariupol”, shkruan Këshilli i Qytetit të Mariupolit në Telegram.
Autoritetet dyshojnë se fakti që rusët tani duan të heqin qafe kufomat lidhet drejtpërdrejt me masakrën e kryer në Buça. “Pas mbulimit të gjerë ndërkombëtar të gjenocidit në Buça, udhëheqja e lartë e Federatës Ruse ka urdhëruar që të shkatërrohen të gjitha provat e krimeve të ushtrisë së saj në Mariupol”, shtoi Këshilli i Qytetit të Mariupolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-snajper i ushtrisë britanike që thotë se i ka…