Ky është autori i dyshuar i masakrës në Gjermani! Rëndohet bilanci me 11 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur

20 dhjetor 2024 | 21:56

Rëndohet bilanci i sulmit me makinë në tregun e Krishtlindjes të qytetit Magdeburg në jug të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, të paktën 11 persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se dyshuari është Taleb A., 50 vjeç, i lindur në Arabinë Saudite, i cili jetonte në Bernburg, distrikti Salzland. Ai kishte mbërritur në Gjermani në mars 2006 dhe kishte fituar statusin e refugjatit në vitin 2016. Taleb A. është parë teksa arrestohej nga policia pas sulmit.

Taleb A. e drejtoi makinën mes për mes tregut historik të qytetit, duke bërë manovra zig-zag, me qëllim shtypjen e sa më shumë personave. Sëshmitarët thanë se ai është larguar nga makina pasi ka tentuar ta kthejë sërish atë, për të përplasur njerëz të tjerë, por nuk ia ka arritur.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina tip “BMW” mesa duket ka hyrë drejt e në turmë në drejtim të Bashkisë së qytetit.

“Me sa di unë, një makinë hyri te vizitorët e tregut të Krishtlindjeve, por ende nuk mund të them nga cili drejtim dhe sa larg”, shpjegoi zëdhënësi i qytetit Michael Reif.

Makina besohet të ketë ecur për 400 metra duke përplasur qytetarët, deri sa ka ndaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një…