Ky është bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit që sulmoi sekretarin e LDK’së në Podujevë
Dega e LDK’së në Podujevë ka njoftuar se bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit Shpejtim Bulliqi, Rinor Hajrullahu “pa asnjë justifikim dhe problem paraprakë ka sulmuar dhe kërcënuar sekretarin e degës, Besim Latifi. Bëhet e ditur se sulmuesi është Rinor Hajrullahu.
Sipas njoftimit të partisë, rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe po trajtohet.
“Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, sipas njoftimeve të policisë, i njëjti është duke u trajtuar sipas procedurave të institucioneve të rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Sipas tyre pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.
“Pushteti lokal në Podujevë për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhet tutje në njoftim.
Kohëve të fundit janë shtuar përplasjet politike por edhe ato fizike mes eksponentëve të LVV-së dhe LDK-së në Podujevë.