
Ky është biznismeni shqiptaro-amerikan në dasmën e të cilit dollarët u mblodhën me fshesë
08 korrik 2022
| 20:28
Gjatë ditës në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet nga dasma madhështore e një biznismeni shqiptaro-amerikan, në të cilën shuma e madhe e parave të dhururara nga dasmorët është mbledhur me fshesë.
Biznismeni në fjalë është Berat Krasniqi nga Vranoci i Pejës, i cili u martua me Gresa Hoxhën.
Ani pse jeton prej kohësh në New York të Amerikës, Krasniqi dhe gruaja e tij, dasmën e organizuan në Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe mysafirët nga Amerika.
Në dasmën luksoze të biznismenit shqiptaro-amerikan kënduan Bruno, Klajdi Haruni e Vik Kraja, dhe Labinot Tahiri.