Ky është burri që e rrahu brutalisht bashkëshorten e tij në Prizren
I dyshuari për dhunën ndaj bashkëshortes së tij në Prizren, që u kap pas publikimit të pamjeve të tmerrshme ku shihet duke sulmuar brutalisht atë, është arrestuar sot nga Policia. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit ndaj tij dhe masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, personi i dyshuar është Dehma Taqi, nga Mamusha, por qe jeton në Prizren qe një kohë të gjatë.
Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.
Posa është parë video- regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima.
Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit, nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj”.
Lajmin për arrestimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.