Ky është burri që u vra nga kunata e tij në Vranjevc
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Një grua dyshohet se vrau kunatin e saj me të cilin jetonin në të njëjtën shtëpi.
Lajmi u konfirmua për Insajderin nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se vrasësi është dorëzuar në polici dhe e ka dorëzuar armën në Stacionin Policor në Dragodan.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.
Sinjali raportoi se viktima është Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar dhe e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.