Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina-Europa FC

05 korrik 2018 | 12:00

Biletat për ndeshjen e Ligës së Evropës, FC Prishtina-Europa FC janë në shitje vetëm sot kur zhvillohet ndeshja në stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Prishtinës, biletat janë me dy çmime: Tribuna perëndimore 5 euro, kurse ajo lindore 3 euro. Ndërsa tribuna jugore është e dedikuar vetëm me organizim për “Plisat”.

Biletat do të shiten në sheshin “Nënë Tereza” dhe rreth stadiumit “Adem Jashari” nga ora 15:00. Ndërkohe dyert e stadiumit do të hapen nga ora 17:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra punëtorë të “Trepçës” janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit…