Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Feronikeli – Prishtina

16 maj 2019 | 16:08

Derbi i xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet në mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Klubi i Feronikelit ka njoftuar se biletat do të shiten çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 15:00 në Restorant ‘Dijamant’ në Drenas.

“Fëmijët nën moshën 15-vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë. Askush nuk do të lejohet të futet në stadium pa biletë, pa dallim. Dyert e stadiumit do të mbyllen një orë para ndeshjes prandaj lusim të gjithë që të vijnë me kohë. Asnjë veturë nuk do të lejohet të parkohet në oborrin e stadiumit. Çmimi për një biletë është 5 euro, derisa një person mund ti blejë maksimumi deri në 2 (dy) bileta”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet do mbahem më 30 qershor dhe nuk e luan…