Ky është dallimi në vota në mes të Haskukës dhe Totajt
28 tetor 2021
| 12:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka marrë 24 mijë e 378 vota, ndërsa ai i PDK-së, Shaqir Totaj, ka marrë 18 mijë e 919 vota.
Haskuka dhe Totaj do të ballafaqohen në balotazh më 14 nëntor.