Ky është debati i zhvilluar nëpërmjet Thaçit dhe anëtarëve të Komisionit hetimor për rastin e ‘gulenistëve’ (Video)
26 prill 2019
| 16:58
Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi nga 13:00 deri afër orës 17:00 ka qëndruar në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me dëbimin e gjashtë turqve.
Ai gjatë këtyre orëve se ka thënë asnjë fjalë për dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova, duke kërkuar sqarime për një çështje krejt tjetër, që ka të bëjë me procedurat ligjore dhe angazhimin e një eksperti ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit në këtë komision, Thaçi ka pasur edhe përplasje të ashpra verbale me deputetët: Xhelal Sveçla, Sami Kurteshi, Anton Quni dhe Driton Selmanaj.