Ky është dedikimi i presidentit Thaçi për ditëlindjen e Shën Terezës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ndarë një dedikim me rastin e 108-vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare, Shën Tereza.
Ai ka thënë se ajo u bë misionare dhe humaniste në përmasa botërore, ndërsa ka theksuar se mburret me shpirtin e saj.
“108 vjet më parë u lind Gonxhe Bojaxhiu, gruaja e madhe shqiptare, që u bë misionare dhe humaniste në përmasa botërore – Nëna Tereze, e shpallur Shënjëtore nga Selia e Shenjtë, Vatikani. Ne mburremi me shpirtin human të Shën Terezes, me përkushtimin e saj për njerëzit pa mbështetje, në nevojë, për qeniet njerëzore që meritojnë dashuri dhe trajtim dinjitoz, pavarësisht gjendjes sociale dhe shëndetësore. Krenohemi që ishte bashkëkombase jona. Përvujtëria e Shën Terezës u bë vlerë universale e njerëzimit”, ka shkruat Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.