Ky është dedikimi i veçantë që i bëri vjehrrës Angela Martini
Prej 2 vitesh Angela Martini është e martuar me Dragos Savoulescu. Martesa e tyre erdhi krejt papritur e po ashtu nuk ishte fare e zakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim.
Në vend të fustanit të bardhë Angela veshi një të zi dhe pavarësisht se gjithçka u bë shumë shpejt martesa e tyre ka shkuar për mrekulli. Madje Dragos pak kohë më parë pati edhe probleme me drejtësinë, por kjo ngjarje e forcoi akoma më shumë lidhjen e tyre.
Marrëdhëniet e tyre familjare janë shumë të forta dhe këtë na e kanë treguar herë pas here. Së fundmi, Angela ka publikuar një imazh të vjehrrës së saj krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam”, ka shkruar modelja.
Para pak kohësh, Angela ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët i kanë kërkuar çelësin e suksesit në një lidhje dashurie.
“Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, ka shkruar Angela.