Ky është deputeti që do ta zëvendësojë Bulliqin

29 nëntor 2020 | 23:54

Sot në dy komuna të Kosovës,  janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme, në atë të Mitrovicës së Veriut dhe në Podujevë.

Në Llap zgjedhjet i fitoi Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili po ashtu kishte fituar mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Por, Bulliqit me marrjen e detyrës së re,  i duhet të largohet nga Kuvendi dhe lirohet një vend për një emër të ri në VV.

Nga votat që kanë marrë, del se në vend të Bulliqit, sipas renditjes, është Taulant Kryeziu, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019-të mori 6870 vota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeyari i ri i Podujevës Shpejtim Bulliqi, pas fitores së…