Ky është dokumenti i propozuar nga Kurti në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar propozimin e tij për planin e sekuencimit të implementimit të Marrëveshjes Bazike.
Përmes një cicërime në Twitter, Kurti ka shkruar se ky ka qenë propozimi i vetëm sot në Bruksel, ndërkohë letrën e palës ku kërkohet Asociacioni dhe më pas zbatimi i marrëveshjeve të tjera, e ka quajtur kushtëzim.
Mënyrën e implementimit të neneve të Marrëveshjes Themelore dhe themelimin Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kurti e ka ndarë në disa faza, derisa nuk ka cekur ndonjë periudhë kohore.
Pas pikës së parë ku kërkon miratimin e Deklaratës për personat e zhdukur, Kurti ka propozuar të vazhdohet me nenin 7 të marrëveshjes, ku duhet bëhet marrëveshje për prezantimin e draft-statutit nga Ekipi Menaxhues, draft-statut që duhet të përfundohet nga Kosova.